Bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” i emëruar nga Qeveria e shkarkuar e Kurtit, ka rehatuar në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv një tjetër person të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Pak ditë pasi në krye të bordit të përkohshëm të ujësjellësit “Prishtina” u emërua ish-kandidati për deputet i partisë së kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti, një tjetër person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje është rehatuar me post të lartë në këtë ndërmarrje publike, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Fjala është për Sokol Xhafen. Ai u emërua sot, me vendim të Qeverisë së shkarkuar disa javë më parë në Kuvend me 83 vota të deputetëve, në posti i Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Vendimi erdhi pak orë pasi bordi i përkohshëm i kësaj ndërmarrje, ka shkarkuar nga detyra e Ushtruesit të Detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv, Kapllan Parduzin dhe disa zyrtarëve të tjerë.
Kryeshefi i ri, Sokol Xhafa, në rrjetin social në facebook, përmes një fotografie që ai vet e kishte mbajtur për një kohë si fotografi të profilit të tij, kishte promovuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e mbajtur llogon e kësaj partie në sfond, shkruan Reporteri.net.
Fotografia në fjalë, është e shkrepur në një nga tryezat e organizuara nga partia e Albin Kuritt, kohë më parë, e në të cilën pjesëmarrës kishte qenë edhe Xhafa.
Kurti: Vetëm 4 anëtarë të VV-së i çuam në borde
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.