×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    Qeveria mban mbledhje elektronike, emëron dy komisione ad hoc

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 14:20

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike ka emëruar dy komisioni ad hoc, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Sipas njoftimit është themeluar komisioni ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, drejtor i përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

    Po ashtu, kanë bërë të ditur se është formuar edhe komisioni ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil”, thuhet në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!