×
  • Lajme
  • Lajme / Emrat

    Qeveria mban mbledhje elektronike, votohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 17:54

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka marrë dy vendime.

    Në mbledhje, qeveria e ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik.

    Ndërsa, vendimin e dytë, qeveria e mori për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv për Agjencinë Antidoping.

    “Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:

    Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

    Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

    Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

    Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

    Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në njoftimin nga qeveria.

    Ndryshe, gjykata Kushtetuese më herët ka marrë vendim që t’i rrëzojë disa nene nga Ligji për Zyrtarë Publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!