×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mbrëmë mbajti mbledhje elektronike, këto janë katër vendimet që u morën

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 9:47

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten në mbrëmje.

    Katër vendime janë marrë nga kabineti qeveritar.

    Qeveria ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit; Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026.

    Po ashtu, ka miratuar programin e Pronësisë Industriale 2025-2027 dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

    Qeveria ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje edhe të premten në orën 11:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!