×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mbylli vendin, por veriu s’e bën hesap: Qindra qytetarë grumbullohen në treg

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 8:46

    Kosova do të jetë e mbyllur këtë fundjavë e kjo si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.


    Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ashpërsoi masat, duke futur edhe 6 komuna në karantinë. Nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve karantina është paralajmëruar edhe për komunat e tjera.

    Mirëpo, shtrëngimi i masave duket se nuk po u bën përshtypje banorëve të Mitrovicës së Veriut. Grumbullim i madh i njerëzve është parë në tregun e këtij qyteti.

    Nga disa foto të dërguara në adresë të Reporterit shihet se aty nuk po respektohen masat e as distanca.

     Kjo pjesë e qytetit është shndërruar në treg nga serbët por frekuentohet edhe nga shqiptarët e jugut.

    Tregu gjendet pak metra nga ura kryesore e Ibrit, në jug të së cilës gjithçka është e mbyllur.

    Kujtojmë se Qeveria  gjatë ditës së djeshme mori vendim që mbyllen të gjitha bizneset dhe aktivitetet e tjera deri të hënën në mëngjes.

    Situata me pandeminë në Kosovë po shënon rekorde në ditët e fundit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme nga testimi i 1,827 mostrave, pozitive kanë dalë 728, dhe është njoftuar për 12 të vdekur. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!