Qeveria ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar dhe miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këso buxhet asnjëherë më parë nuk ka pasur Kosova.
“Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kurti thotë se vetëm në shtatë muaj janë arritur suksese të mëdha me këtë qeveri.
Ai ka thënë se me këtë buxhet do të ndërtohen çerdhe e do të ndihmohen pensionistë.
“Do të ndihmohen nënat e studentët. Me këtë buxhet do të mbështesim shkencën. Asnjë pension nuk do të jenë nën 100 euro”.
Kurti thotë se buxhetin e tillë do të bashkohen Prizreni e Tetova dhe do të ndihmohet edhe Lugina e Preshevës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.
“Si tersi buxheti i vitit 2022 pritet të jetë 2 miliard e 748 milionë euro, duke shënuar rritje prej 8.7% krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti”, delaroi Murati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.