×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja ekzekutivit

    Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin kundër shpëlarjes së parave

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 12:19

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës, ka miratuar plotësim/ndryshimet në Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ndryshimet në këtë Ligj janë të nevojshme për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ndryshimet, siç ka thënë Murati, janë bërë sipas direktivave të BE-së.

    “Këto ndryshime të Projektligjit adresojnë nevojën për rregullimin e dispozitave ligjore të cilat së fundmi janë rregulluar në nivelin e standardeve ndërkombëtare të Task-forcës për veprim financiar dhe direktivës të Bashkimit Evropian për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimi,  tha Murati gjatë mbledhjes së qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!