Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj ky për synimin rregullimin e procedurave të dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqes dhe ndërkombëtare.
“Ky projektligj bën rregullimin e proceduat e dërgimit dhe tërheqjes së FSK-së jashtë vendit si dhe përcaktimin e marrjes pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare humanitare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se duke marrë për bazë misionin aktual të FSK-së si dhe procesin e zhvillimit në forcë që është e gatshme për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare si dhe rritja e interesimit për bashkëpunim me vendet mike është e nevojshme që të bëhet ndryshimi i këtij ligji.
“Duke marrë për bazë misionin aktual të FSK-së si dhe procesin e zhvillimit në forcë që është e gatshme për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare si dhe rritja e interesimit për bashkëpunim me vendet mike është e nevojshme që të bëhet ndryshimi i këtij ligji”, tha Maqedonci në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës./Reporteri.net/