×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin për vitin 2020

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 13:42

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 6-të ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2020.


    Ky projektbuxhet kaloi me asnjë votë kundër.

    Para se të hidhej në votim atë para kabinetit e prezantoi Ministri i Financave, Besnik Bislimi.

    “Kemi trashëguar nga qeveria e kaluar borgj plot 328 milion euro. Si pasoj kjo ndikon ne kryerjen e disa investime. Varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të na duhet të gjejmë mjete për Ligjin për Paga. Nuk presim rritje ekonomike muajve në vijim. Pritet një stabilitet. Te hyrat totale pritet të jenë mbi 2 miliard. I bie që ka pasur Rritje për 7 % apo 131 milion euro në total më shumë. Të hyrat buxhetore 12.7 % ma shume se buxheti i realizuar ne vitin 2019. Sa i përket pagave ka një rritje modeste. Kemi ndar 1 milion për Ministrinë E Drejtësisë e cila do ta mbrojë Kosovën në arbitrazh kundër Icute Credit. Te gjendet një rruge tjetër e tenderimit”, u shpreh Bislimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!