×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja elektronike

    Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për terminalin doganor në Merdarë

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 7:46

    Në mbledhjen e 246-të të saj, të mbajtur në mënyrë elektronike, Qeveria e Kosovës mbrëmë, ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevojat e terminalit doganor në Merdar.

    Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit në një komunikatë të lëshuar për media sonte, më 22.01.2025.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor Merdare, Komuna e Podujevës”, njoftoi ZKM./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!