×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mohon deklaratat e Rakes, thotë se Kryeministri nuk është testuar

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 0:06

    Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Europiane kishte dyshime që ishte prekur me koronavirus gjë që detyroi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që të vetëizolohej së bashku me stafin e tij dhe stafin e MIE-së.


    Më vonë ky zyrtar doli negativ ne testim dhe Kurti nuk ishte më i detyruar të vetëizolohej.

    Infektologu Lul Raka kishte thënë në një emision se mostrat e kryeministrit dhe stafit të tij ishin dërguar për testim në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në kuadër të IKSHPK’së.

    “Rezultatet e analizave të kryeministrit dhe stafit të tij priten sot në mbrëmje nga ora 20:00- 22:00. Nuk e di sa persona janë. Janë disa përfaqësues edhe tek ministria e Integrimeve Europiane, ministri me stafin e vet dhe po ashtu edhe nga stafi i kryeministrit. Numrin e saktë nuk e di”, tha ai në Euronews Albania.

    Por ndryshe thonë nga Qeveria. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për Express se askush nga stafi i kryeministrit nuk është testuar, e as vetë Kurti.

    “Une mund ta konfirmoj se as Kryeministri as stafi i tij nuk jane testuar sot gjate dites per COVID-19. Ne, Kryeministri dhe stafi i kabinetit te tij, sot kemi qene ne vetizolim ne pritje te rezultatit te testit te zyrtarit te MIE, i cili u dyshua se mund te jete infektuar, por qe u vertetua se perfudimisht nuk eshte infektuar me COVID-19’’, tha ai.

    “Ftojmë z. Raka, kontributin e të cilit e çmojmë shumë, që të qartësojë deklaratën e tij lidhur me testimin e Kryeministrit dhe kabinetit të tij, pasiqë e njëjta nuk qëndron’’, shtoi Kryeziu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!