×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan 3 milionë euro për gastronominë

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 17:08

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se javën e ardhshme do të shpallen kriteret për aplikim për ndihmën e qeverisë për gastronominë.


    “3 milionë euro ndihmë për gastronominë për këtë vit, për shkak se vendimet e qeverisë për pandeminë e kanë prekur drejtpërdrejt këtë sektor. Ne kemi ndarë këtë shumë javën e ardhshme bëhet shpallja dhe do të vendosen kriteret për aplikim”, tha Hoti.

    Ai ka thënë po ashtu se për gastronominë është ulur TVSH-ja nga 18 në 8 për qind.

    “Kemi filluar realizimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ulja e TVSH’së 18 në 8 për qind dhe heqja e TVSH-së për lëndën e parë të prodhuar në vend. Me masat e reja gradualisht po e tejkalojmë fazën kritike. Në pranverën e hershme kur pritet të vijnë vaksinat ne do t’i kthehemi plotësisht normalitetit”, ka thënë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!