×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Qeveria ndan 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 17:17

    Në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat janë të dedikuara për blerjen e dronëve.


    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

    “Në shumën prej 4.5 milionë euro, mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve, subvencioneve dhe transferove, transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes në kategorinë shpenzime kapitale në nënprogramin Forca e Sigurisë së Kosovës në projektin sistemet e armatimit sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.

    Mjetet e sofistikuara ajrore do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve për vëzhgim dhe zbulim dhe do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Qeveria po ashtu ka miratuar edhe kërkesën e Doganës së Kosovës për blerjen e autoblindave.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!