×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan mbi 7 milionë euro që “bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa”

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 11:23

    Qeveria ka ndarë mbi 7 milionë euro, në mënyrë që, siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, “të rikapitalizohet fondi kosovar për garantimin e kredive dhe kësisoj të mundësohet vazhdimi i kreditimit të bizneseve”.

    Ndarja e mjeteve u bë për zbatimin e masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, “bështetje bizneseve për qasje në financa”.

    Kryeministri Albin Kurti specifikoi paraprakisht shumën e ndarë: 7 milionë e 368 mijë e 410 euro.

    Murati tha se ky vendim u mor “në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive dhe që bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojnë hipoteka si garanci apo pengje të tjera të pronave të tyre”.

    “Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat, për zhvillimin e ekonomisë, për të financuar dritare të ndryshme që janë në kuadër të këtij fondi. Që ekonomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa, do vazhdojmë edhe me transferin e radhës mbi 7 milionë euro, në mënyrë që të rikapitalizohet fondi kosovar”, tha Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!