×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndanë 200 mijë euro për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 11:36

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj ka ndarë 200 mijë euro për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.


    Kështu ka thënë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se sot kanë marrë aprovimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

    “Kabineti Qeveritar, duke vepruar sipas kërkesës së Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në shumë prej 200 mijë eurosh, që do të përdoren për nevojat e realizimit të këtij projekti”.

    “Po sot kanë marrë aprovimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për financimin e projektit “Parku Inovativ Trajnues në Prizren” dhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare ne mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ) për bashkëfinancimin e Projektit CETEP, që parasheh krijimin e vendeve të reja të punës, përmes promovimit të eksportit”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!