Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta pezullojë punën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, me arsyetimin se në program qeverisës pritet t’i ndryshohen politikat.
Sipas këtij vendimi që u mor mbrëmë në mbledhjen korreponduese të Qeverisë, u pezulluan edhe proceset me pronat e paluajtshme që janë nën administrim të kësaj agjencie, shkruan Reporteri.net.
“Është miratuar edhe vendimi në të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Programi i Qeverisë 2020-2023 parasheh politika që mund të ndryshojnë statusin aktual të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të ndryshojnë administrimin afatgjatë të pronës publike dhe shoqërore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndërkohë, ministrat e Kurtit vendosën edhe që të anulohet zona ekonomike në Malishevë, e cila u bë gjatë Qeverisë së kaluar.
Me këtë rast, janë pezulluar edhe shpronësimet që kanë nisur në këtë zonë pas krijimit të zonës ekonomike./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.