Qeveria e Kosovës pritet që në mbledhjen e së enjtes të anulojë vendimin për financimin e ekipit antikushtetues të dialogut.
Ky ekip nuk është më funksional pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që Ligjin për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror, e shpalli në tërësi antikushtetues, raporton T7.
Këtij ekipi, që bashkëudhëhiqej nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahemti, Qeveria e Kosovës i kishte ndarë edhe mjetet financiare për funksionimin e tij.
Nga shuma 300 mijë euro që ekzektuivi kishte ndarë për këtë ekip negociator, për disa muaj sa ka funksionuar, janë shpenzuar mbi 43 mijë euro. Prej tyre, mbi 22 mijë euro janë shpenzuar për udhëtime, më shumë se 3 mijë e 400 euro janë shpenzuar për akomodim dhe ushqim.
Derisa mbi 17 mijë euro janë shpenzuar për paga të punëtorëve në zyrën administrative, në muajin prill dhe maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.