×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria s’do t’ia kthejë Telekomit 15 milionë euro të dividentës së 2015-s

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 20:26

    Pak shpresë i mbetet Telekomit që t’i kthejë prapa 15 milionë euro që i kishte dhënë si dividentë në vitin 2015.


    Në Ministrinë e Financave thonë se një gjë e tillë aktualisht është e pamundshme.

    Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave tregon se Bordit të Telekomit do t’i përgjigjen me udhëzime për ta ndjekur rrugën ligjore për kthimin e mjeteve.

    Në anën tjetër, nga Zyra për media e Telekomit nuk kanë kthyer përgjigje, mes tjerash, edhe për pyetjen se si do të veprojnë në një rast refuzimi nga qeveria.

    Pretendimet e bordit të kësaj ndërmarrjeje, janë se qeveria Mustafa, jashtëligjshëm, i kishte marrë 15 milionë euro dividentë, pavarësisht se ajo kishte operuar me humbje në atë vit.

    Zyrtarë të LDK-së, një kërkesë të tillë e konsideruan absurde dhe si tentim të Bordit që dështimet në menaxhim, t’ua faturojnë taksapaguesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!