×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria sërish kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e vrasësit të trefishtë në Gllogjan

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 20:49

    Qeveria e Republikës së Kosovës sërish ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar kryerësin e vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan. 

    Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme përmes një postimi në Facebook kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

    Postimi i Qeverisë në Facebook:

    Për identifikimin sa më të shpejt të kryerësit/ësve të vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

    Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

    Tel: 080019999 ose 192, dhe

    e-mail: info@kosovopolice.com

    Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruajë strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, pra vullnetarisht, deklarohen ndryshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!