×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria shkarkon edhe dy drejtorë bordi të Telekomit, emëron menjëherë drejtorët e rinj

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 17:59

    Qeveria në detyrë e Kosovës  në mbledhjen e sotme ka shkarkuar edhe dy drejtorë të Telekomit të Kosovës.


    Dy anëtarët e bordit të shkarkuar janë Teki Shala dhe Luljeta Elezaj.

    Ata të dy janë zëvendësuar me Lule Ahmeti e Hekuran Nikçi.

    “Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi.”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Qeveria në detyrë  në mbledhjen e sotme po ashtu  ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të KEK-ut, Bordin e “Ibër Lepencit” dhe Bordin e “Hidroregjionit Jugor”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!