×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria shpall gjendje emergjente të shëndetit publik

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 20:52

    Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik.


    Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 11-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.

    Sipas njoftimit për media, me këtë vendim, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 (FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore).

    “Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik”, thuhet në njoftim.

    Ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi.

    Sot janë konfirmuar 4 raste të reja me coronavirus në Kosovës duke çuar në 9 numrin total të të prekurve me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!