Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do të paraqitet edhe projektligji për buxhetin e vitit 2020.
Këtë e konfirmoi kryeministri Albin Kurti i cili dje tha se pas miratimit të programit, atij do t’ia bashkëngjisin planin e punës e në tavolinën e ministrave do të jetë edhe projektligji për buxhetin.
“Ne tashmë e kemi miratuar programin qeverisës do t’ia bashkëngjisim edhe planin e punës dhe po planifikojmë që të kemi një mbledhje të Qeverisë për projektligjin e buxhetit të vitit 2020”, deklaroi dje Kurti.
Opozita ka pasur kritika ndaj qeverisë se është vonuar me procedimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2020 duke thënë se kjo vonesë po shkakton pasoja të mëdha për vendin.
Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 e buxhetit dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfryt ëzimin e këtij buxheti për muajin mars.
Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro derisa në mandatin e Qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.