Qeveria në detyrë është duke e mbajtur një mbledhje online, ku pritet të shfuqizohet vendimi për ndalimin e hyrje-daljeve edhe për tri komuna të Kosovës.
KOHA merr vesh se bëhet fjalë për daljen nga karantina për Klinën, Vitinë dhe Malishevën.
Deri më tani nga karantina janë dalë Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Veriut, Ferizaj e Suhareka.
Këto masa lehtësuese vijnë pas uljes së numrit të të prekurve me Covid-19, derisa ka rritje të numrit të të shëruarve.
Megjithatë, lirimi nga masat e plota do të jetë gradual dhe në disa faza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.