×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria thotë se brenda 100 ditëve u shkatërruan 8 grupe kriminale dhe u konfiskuan 7 milionë euro

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 15:26

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në prezantimin e punës së Qeverisë gjatë 100 ditëve, ka folur edhe për luftimin e krimit të organizuar.


    Kurti tha se gjatë këtyre 100 ditëve kanë realizuar qindra aksione, ku janë shkatërruar tetë grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro.

    “Në sektorin e rendit dhe sigurisë kemi dërguar mesazh se Kosova nuk mund të jetë as burim e as tranzit për krimin e organizuar. Për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime janë shkatërruar 8 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.

    Kryeministri përmendi si të arritur edhe konfiskimin e rreth 400 kilogramëve të kokainës.

    “Kemi përmbyllur me sukses bashkëpunimin me autoritet e Italisë, DEA-s amerikane dhe Shqipërisë, operacionin e koduar “Adriatiku” që rezultoi me gjeten e 400 kg substancë narkotike të llojit kokainë”, u shpreh Kurti.

    Kurti shtoi se kanë shkarkuar persona të lidhur me grupe të interesit dhe kanë emëruar persona të ri, siç është emërimi i drejtorit të ri të AKI-së dhe drejtorit të ri të Doganave të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!