Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të përfshihen edhe studentet në Pakon Emergjente.
“Ne si studentë jemi kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na u bëhet presion nga fakultetet për ti kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë të pandemisë t’i përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në kumtesë e DS.
Studentët në Kosovë, thotë Demokracia Studentore, nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja.
“Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID -19 dhe të merr një vendim dhe ti përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente, thuhet në komunikatën e organizatës “Demokracia Studentore”, përfundon kërkesa e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.