×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveritarët e Kosovës nga sot pa viza drejt Pakistanit

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 15:16

    Qeveria Kurti ka mbajtur mbledhjen e pestë me radhë.


    Në mbledhjen që ishte paraparë të fillonte në orën 14:00, por filloi me gjysmë ore vonesë është votuar për programin e Qeverisë “Kurti”.

    Aty po ashtu është miratuar vendimi për heqje reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Pakistanit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme , Glauk Konjufca kjo nismë është propozuar nga Pakistani dhe ka për qëllim lehtësimin e procedurave të udhëtimeve të mbajtjeve të pasaportave diplomatikë dhe zyrtare.

    “Është inicuarr nga pala pakistaneze. Kjo është marrëveshje është e rëndësishme për Kosovën sepse mundëson udhëtimet zyrtare mes dyja vendeve duke lehtësuar procedurat administrative”, është shprehur Konjufca. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!