×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK deklarohet për rrëzimin e fëmijës 4-vjeçar

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 14:02

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është deklaruar për rrëzimin e një fëmije 4-vjeç në shkallët e një nga objektet e klinikave kirurgjike. Në reagimin e tyre thuhet se fëmija ishte i shoqëruar me prindin- ky i fundit si vizitor në një nga klinikat.


    Pas rrëzimit fëmijës i është ofruar trajtim mjekësor dhe është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente.

    Reagimi i plotë i tyre:

    Në lidhje me shkrimet që po qarkullojnë në medie se është rrëzuar një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë.

    Një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë.

    Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor.

    Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje.

    “Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

    Ai ka thënë se fëmija kishte qenë me prindin e tij në vizitë te një familjar.

    “Në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari”, tha ai.

    “Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, shtoi i njëjti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!