Gjendja e shëndetësisë në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, kohëve të fundit pacientët kanë treguar se si detyrohen ti blejnë dorëzat, maskat, skallperët e gjërat elementare për mjekim.
Përpos këtyre, pacientët detyrohen të sigurojnë vetë edhe injeksionet apo gjithçka tjetër që e mundëson një ndërhyrje kirurgjike, shkuran Reporteri.net
Por pas bartjes së buxhetit për barna dhe materiale shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, kjo e funidt ka bërë të ditur që kanë filluar proceduar për blerje emergjente të barnave dhe materialeve shpenzuese, duke u iniciuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.
Kjo u bë e ditur në komunikatën e dërguar nga SHSKUK.
SHSKUK bënë të ditur po ashtu se ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja.
“Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent”.
“Janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë”.
“Artikujt janë siguruar me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë iniciuar. Stafi është i përkushtuar për përmirësim të furnizimit”, thonë nga SHSKUK. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.