×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK pranon donacion 38 mijë maska e mbi 15 mijë rroba mbrojtëse

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 15:49

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar një donacion prej 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve.


    Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook tha se ky donacion vjen përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

    Postimi i plotë i tij:

    Donacioni i sotëm për QKUK-në nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), përmban 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse.

    Donacioni është realizuar përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

    Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë për menaxhimin e pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!