Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) përmes një reagimi ka ‘sulmuar’ dy kardiokirurg të njohur kosovarë të cilët kanë braktisur punën në këtë institucion publik, për të kaluar në një spital privat, me arsyetimin për parregullësi aty. Mirëpo, pas fillimit të punës në Spitalin Amerikan nga ana e tyre, QKUK ka reaguar duke thënë se kjo ishte arsyeja e vërtetë që ata kanë braktisur punën.
Megjithatë, njëri nga këta dy kardiokirurg, Arbër Kutllovci, i është përgjigjur reagimit të QKUK’së, duke përmendur një nga një parregullësitë në këtë institucion, të cilat sipas tij janë shkaqet e vërteta që ai ka lënë punën.
Kutllovci ndër të tjera në përgjigjen e tij ka thënë, se në QKUK paskan menduar, se ai pas braktisjes së punës, shkaku i pakënaqësive me menaxhim, nuk do të punojë askund.
Më poshtë reagimi i plotë i kardiokirurgut, Arbër Kutllovci:
Reagim me shkas
Kjo lojë e ndytë dhe e pacipë që bëhet në drejtim të Kardiokirurgëve që kanë dhënë dorëheqje për shkakë të pengesave në ushtrimin e profesionit (të cilat pjesërisht i kam cekur në shkrimin e mëhershëm), nuk mund të qëndroj indiferent pa reaguar.
-Për çfarë suksesi dhe imazhi po flitni?
Ju e keni krijuar këtë imazh?!..
-Për çfarë suksesi po flitni?
Ju e keni bërë suksesin?!..
-Për çfarë përfitime po flitni?
Ju apo ne kemi përfituar?!
Tani po shtoj dyshimet e mija që keq-udhëheqja në Kardiokirurgji e paska pas bekimin e juaj si udhëheqësi e QKUK-së.Paskam qenë naiv që kam besuar se vetëm shefi i repartit Adem Grbolar spaska ditë me udhëheq dhe ka udhëheq gabim qëllimisht…
Dalja ime është bërë me vetëdëshirë.Vetëdëshira ka lind nga injoranca që ka krijuar kjo udhëheqje e kësaj Klinike.
Imazhin e mirë “besoj” që ju e keni krijuar duke realizuar këto operime:
-Valvulen e parë biologjike, ndërrimin e valvulave me metoda minimale invazive, dy valvula, operacione të kombinuara dhe komplekse, disekacionin akut, etj etj.
D.m.th imazhi është krijuar nga mortaliteti i ulët që keni krijuar ju në vitin 2019 ?!
Dallimi qëndron këtu:
-Arbër Kutllovci në vitin 2019 ka kryer afërsisht 45 operime. Ka realizuar operimet më komplekse në Kardiokirurgji.Ka përfunduar vitin 2019 me 0% mortalitet në raste elektive tejet komplekse.
-Njeriun që ju e paskeni përkrahur në vitin 2019 ka kryer më shumë se une operime.Ka realizuar operime super-selektive.Ka përfunduar vitin 2019 me mbi 20% mortalitet në raste elektive tejet selektive.
Sigurisht unë për “përfitime të ulëta” e kam rrënuar këtë imazh gjatë gjithë kohes, ndërsa ju për “çështje kombëtare” me punen e juaj dhe vartësve tuaj keni ngrit këtë imazh.
…Oh të mjerë keni menduar që unë nuk duhet të punoj, nuk duhet të jetoj…oh ju njoh të gjithëve ju njoh…mjerë ky vend e mjerë ata pacient në dorë të kujt kanë mbet…oh ju njoh të gjithëve ju njoh…
Kardiokirurgjia ka një staf të mrekullueshëm brenda dhe që keq-udhëheqet e dhunohet çdo ditë nga padijenia e cila sjell injoranc të pa-parë e të pa-ndëgjuar ndonjëherë!
Të shpëtohet Kardiokirurgjia nga Injoranca!