×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Lajme / MRI

    QKUK: Zvogëlohet lista e pritjes për Rezonancë Magnetike, pacientët e shtrirë nuk presin fare

    Reporteri
    16 Tetor 2023 | 9:59

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se bazuar në raportin e Klinikës së Radiologjisë, është zvogëluar lista e pritjes për raste ambulantore për Rezonancë Magnetike (MRI), në vetëm 3 muaj e gjysmë, nga më shumë se një vit sa ishte më parë, transmeton Reporteri.net.

    Përderisa, thuhet në kumtesë, për pacientët e shtrirë në klinika, nuk ka fare listë të pritjes.

    Bazuar në raportin 9- mujor të punës, në Klinikën e Radiologjisë janë kryer 9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike, 23 mijë e 751 pacientë në Tomografi të Kompjuterizuar (CT).

    “Brenda muajit, në Klinikën e Radiologjisë, kryen 12 mijë e 500 deri në 14 mijë ekzaminime të ndryshme diagnostike për pacientët. Qendra Klinike Universitare e Kosovës, aktualisht ka në funksion 3 Rezonanca Magnetike, gjë që ka mundësuar që të bëhet reduktimi i listave të pritjes. Këtë reduktim e ka ndihmuar edhe instalimi i aparatit të Rezonancës Magnetike në Spitalin e Pejës”, njofton SHSKUK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!