Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli, ku i pandehuri H.M., gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje.
Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”,
“Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës.
“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.”
“I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.