Bekim Qoku, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje e ka analizuar pasurinë e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk.
Në një kalkulim që ai ka bërë, referuar pasurisë 290 miliardë që ka Musk, sipas Qokut rezulton se i bie që nga lindja e Krishtit të fitosh 400 mijë dollarë rregullisht për çdo ditë.
“Elon Musk rëndon 290 miliard dollarë. Një shumë e paimagjinueshme për ta menduar konkretisht. Për ta kuptuar sa shumë janë, i bie që, prej kur ka lindur Jezu Krishti, pra 2000 vjet resht, të fitosh nga 400 000 dollarë çdo ditë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Qoku ka thënë se ky është një fakt surreal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.