×
  • Lajme
  • Lajme

    QUINT-i i bën thirrje Qeverisë ta zbatojë vendimin për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 16:05

    Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë bërë thirrje që Qeveria e Kosovën të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të regjistrojë tokën e Manastirit të Deçanit.


    Në një komunikatë të përbashkët ata kanë kërkuar që pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, vendimet e Gjykatës duhet të zbatohet.

    “Siç u vu re në deklaratën tonë të Quintit të 19 majit, respektimi i sundimit të ligjit është një detyrim për të gjitha qeveritë. Ne inkurajojmë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesë në zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mbështetja e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gjyqësorin e pavarur bazohet në zbatimin e plotë dhe të barabartë të të gjitha vendimeve të Gjykatës, pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike”, thuhet në komunikatë.

    Sipas tyre, është shqetësues fakti që “Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e detyruar t’u kujtojë institucioneve ekzekutive që të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit në këto raste të vonuara”.

    Hapësira tek Manastiri i Deçanit prej vitesh vazhdon të jetë çështje mospajtimesh mes përfaqësuesve të manastirit dhe Komunës së Deçanit për shkak të vendimit të Kushtetueses, e cila i njeh manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!