Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas hetimeve që nisi Prokuroria ndaj gazetës online “Insajderi”.
Quni përmes një postimi në Facebook tha java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, pastaj sipas tij, vazhduan me mbylljen e zyrave të partive politike në Prizren.
“Për një javë. Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”. Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë. Ngrite zërin, mos hesht”, shkroi ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.