×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni mbështetë deklaratën e ambasadorit zviceran: Me 60 mijë veteranë do ta mundnim vet Serbinë

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 16:18

    Deputeti i LDK’së, Anton Quni ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit zviceran, lidhur me numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka mbështetur deklaratën për fryrje të listave të veteranëve të cilën e ka konsideruar vjedhje të buxhetit të shtetit.

    Quni përmes një reagimi në Facebook ka thënë se lufta nuk është vetëm art, por edhe matematikë, dhe sipas tij, me 60 mijë ushtarë, UÇK do të arrinte ta mposhte Serbinë, pa pasur nevojë për ndihmën e NATO’s.

    Sipas tij një kilometër katror kërkon vetëm 4-5 ushtarë për t’u kontrolluar, e prandaj nuk është rstësi që 40 mijë ushtarë serbë u tërhoqën nga Kosova, e 50 mijë ushtarë të KFOR-it u vendosën në Kosovë.

    “Me 60.000 veteran të UÇK-së ne do te krijonim epërsi mbi forcat serbe dhe nuk do të kishim nevojë edhe për forcat e KFOR-it.” Sipas Qunit, këtë matematikë e di secili ambasador. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!