×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni mbron Selmanajn pas veprimeve të VV-së: Shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në luftë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 17:42

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i cili vjen nga radhët e LDK-së, i ka dalë në krah zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj, të cilin Lëvizja Vetëvendosje sot e ka brohoritur dhe i ka kërkuar ta lëshoj sallën e Kuvendit.


    Quni ka thënë të mos paragjykohet para se të mësohen faktet për Driton Selmanajn.

    “Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA “AFËRDITA”. Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur. Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së. Mësoni para se të gjykoni”, shkroi Quni në Facebook.

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit. Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.

    Ata kanë bërtitur: “Jashtë, jashtë!”

    Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dalë në konferencë për media pas tensioneve në Kuvend të Kosovës.

    Reagimet e LVV-së për Driton Selmanajn i kanë quajtur në partinë e Isa Mustafës sulme verbale.

    “Kuvendi u sulmua verbalisht edhe me zhurmat e Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo çka ndodhi është një episod i përsëritur i një sjelljeje agresive e LVV-së”, ka thënë ai.

    Të gjitha këto erdhën si pasojë e një deklarate që ka bërë Selmanaj për çështjen e të pagjeturit, ku tha se është ezauruar kjo çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!