×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Nuk u përmbushën pritjet e atyre që e deshën dështimin e LDK-së

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 20:21

    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Anton Quni, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pritjet e atyre që e deshën LDK’në të dështuar nuk janë përmbushur dhe se sipas tij kryetari u zgjodh suksesshëm dhe në përputhje me rregullat e partisë.


    “Nuk u përmbushen pritjet e atyre që deshën të shohin dështimin e LDK-së. Suksesshëm dhe në përputhje me rregullat statutare të partisë, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Këshillin e Përgjithshëm” shkroi Quni.

    Ai gjithashtu shtoi se rëndësi ka që të fitohen zgjedhjet dhe t’i jepet më shumë hapësirë brezit të ri të kësaj partie.

    “Kryetari Mustafa, në paraqitjen e parë pas marrjes së mandatit ka thënë se LDK-ja do të fitojë garën nacionale dhe ka premtuar më shumë hapsirë e mundësi për brezin e ri” shtoi ai.

    Ndërsa Quni gjithashtu ka treguar se përfaqësuesit e Prizrenit në Këshillin e partisë janë: Anton Quni, Hatim Baxhaku, Haxhi Avdyli, Sadije Osaj-Jakupi, Xhavit Ukaj dhe Driton Selmanaj.

    Kuvendi zgjedhor i LDK’së zgjodhi Isa Mustafën si kryetar për herë të tretë, ndërsa ende nuk duhet se kush do të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!