×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Po të isha në vend të Kurtit do ta mbaja në shpinë Agim Veliun për dy mandate, e jo ta shkarkoja

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 23:34

    Në emisionin “Personale” ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka folur për raportet LVV-LDK dhe prishjen e koalicionit.


    Quni thotë se personalisht kishte punuar mjaft shumë për t’u ndërtuar koalicioni mes LDK dhe Vetëvendosjes.

    Ai ka thënë se vijat e kuqe nuk duhet të ekzistojnë në skenën politike të Kosovës.

    Zyrtari i LDK-së thotë se është fakt që kjo parti është solidarizuar me Ministrin e Brendshëm Agim Veliu që u shkarkua nga Kurti pa ndonjë vërejtje apo diskutim paraprak.

    “Për LDK-në kjo gjë u konsiderua fyerje dhe përbuzje e dinjitetit të LDK-së nga një formacion i ri politikë në Kosovë”, ka thënë Quni në RTV Dukagjin.

    Quni thotë se pavarësisht se kryetari Isa Mustafa dha një kohë që Vetëvendosje të reflektojë koalicioni u prishë.

    “Po të kisha qenë unë kryeministër në vend të Albin Kurtit edhe po të isha provokuar nga ndonjë autoritet i partisë tjetër, kur kam parasysh kauzën që duhet arritur, unë atë personalitet do ta mbaja në “shpinë” edhe për dy mandate. Nuk e kamë parë të arsyeshme të shkarkohet Agim Veliu për një deklaratë e cila ka qenë në të njëjtën linjë me deklaratën e Kryetarit të LDK-së”, tha ndër të tjera Anton Quni. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!