Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në Reçak, si dhe ka mbajtur një fjalim në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker.
Thaçi e Walker janë parë të kenë shkëmbyer një dorështrëngim miqësor, ndërkaq sipas informacioneve nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Thaçi dhe Walker kanë drekuar bashkë pas përfundimit të manifestimit përkujtimor.
Madje, Thaçi ka pasur edhe një dedikim të veçantë për ambasadorin Walker, ku tha se Walker ishte i vetmi që e vizitonte Kosovën atëherë kur askush tjetër nuk vinte për vizitë, për çka edhe e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet se si Presidenti Thaçi, gjatë një takimi, ia zgjati dorën personit që alarmoi botën për masakrat që ndodhën në Kosovë, por që ai e ka injoruar keq presidentin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.