Qytetarët e Prishtinës siç duket janë vetëdijësuar me rrezikun që mund të shkaktojë përhapja e koronavirusit.
Ata po i respektojnë udhëzimet e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Në një fotografi që ka publikuar në drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, tregon se si disa qytetarë mbajnë distancën para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10221815699204298&set=a.10200216001345351&type=3
Për të mbajtur distancën sociale ata kanë qëndruar përpara objektit të QKMF-së, edhe pse sot moti është i ftoftë dhe me reshje bore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.