Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës është parë radhë e gjatë e qytetarëve teksa presin për shërbime, por që nuk po respektojnë masat parandaluese për përhapjen e coronavirusit, siç është distanca fizike prej 2 metrash e as mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Një qytetar ka publikuar disa fotografi në grupin “Netëork Prishtina” në Facebook, ku edhe e akuzon kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se ka dështuar me tatimet në pronë, shkruan Reporteri.net.
Në fotografitë e publikuara nga Tanzer Abazi shihet edhe gjendja jo e mirë e dezinfektuesve të vendosur në hapësira publike.
Kujtojmë që komuna e Prishtinës është aktualisht më e goditura nga pandemia me numrin më të lartë të infektimeve në Kosovë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është bërë e ditur se janë konfirmuar 324 raste pozitive vetëm në kryeqytet nga 661 në nivel vendi.
E si pasojë e rritjes së rasteve të reja pozitive, po rekomandohet edhe mbyllja e Prishtinës, por që vendimi nuk është marrë ende. /Reporteri.net