×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët alarmohen: Biskotat nga Turqia që po paralizojnë fëmijët

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 13:48

    Në rrjetet sociale ka disa ditë që po qarkullon një video përmes së cilët janë alarmuar shumë qytetarë.


    Faqe të ndryshme kanë publikuar video ku shihen disa biskota, brenda të cilave gjenden disa hapa të cilat po paralizojnë fëmijët, shkruan Reporteri.net

    Në video e cila nuk dihet nëse është bërë në Kosovë, shihet një person duke hapur paketimin e këtyre biskotave të cilat gjenden edhe në tregun tonë, e për të cilat po thuhet se kanë medikamente të dëmshme për fëmijët.

    Mirëpo, Zëri.info ka kontaktuar me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë thënë se janë në dieni për videon por ende nuk janë marrë me rastin dhe këtë pritet ta bëjnë qysh nesër.

    “Jemi në dijeni për videon, nesër do ta verifikojmë rastin dhe do të hulumtojmë dhe video do të dergohet tek inspektorati sanitar”, ka thënë për Zërin, Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!