×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët ankohen se po jepet vetëm vaksina “AstraZeneca”, MSH thotë se ka doza të mjaftueshme të dyja vaksinave

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 9:10

    Të martën është raportuar se vaksina anti-COVID “Pfizer” po shpërndahet vetëm te rastet që po marrin dozën e dytë të vaksinës, dhe për këtë disa qytetarë kanë refuzuar marrjen e vaksinës Astra Zeneca, duke mos u vaksinuar fare.


    Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Telegrafin, se në qendrat e vaksinimit janë duke u dhënë të dyja vaksinat, pasi sipas tyre ka doza të mjaftueshme.

    Tutje, MSh ka kërkuar nga qytetarët që të mos hezitojnë marrjen e cilësdo prej vaksinave anti-Covid, pasi thekson se Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

    “Në Kosovë ka doza të mjaftueshme të dy llojeve të vaksinave kundër COVID-19. Janë duke u dhënë edhe njëra edhe vaksina tjetër. Ministria e Shëndetësisë kërkon që të mos stigmatizohet asnjëherë prej vaksinave, sepse Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), prandaj inkurajohen qytetarët që të vaksinohen me cilëndo vaksinë kundër COVID-19, që ju ofrohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës, kurse deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste pozitive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!