Reshjet e borës e kanë vështirësuar qarkullimin rrugor në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Një vështirësi e tillë sipas qytetarëve po shihet të jetë edhe në rrugët për në Brezovicë, ani pse sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës rrugët janë të pastruara.
Shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Gëzim Osmani, i cili ka thënë se rrugët janë të pastruara.“Rrugët janë të pastruara”, ka thënë Osmani për KALLXO.com.
I njëjti ka treguar se kompania që bënë pastrimin e rrugëve në zonën e Brezovicës ka kërkuar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës në drejtim të automjeteve që kalojnë në këto rrugë.“Kompania e ka thirrur Policinë që me shku me i drejtu kamionët, autobusët e veturat e tjera”, tha Osmani.
Ndër të tjera, ai shtoi se rrugët janë të kalueshme nëse qytetarët që duan të vizitojnë këtë vend turistik janë të pajisur me guma të dimrit dhe me zinxhirë.
“Rrugët janë të kalueshme, por me goma të dimrit dhe me zinxhirë [..]. Qytetarët nuk mundën me shku me goma të verës atje”, përfundoi Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.