Kishte vendosur të mos e lë Prishtinën. Megjithë rrezikun nga serbët, Shefki Muqolli e kaloi tërë periudhën e luftës këtu në lagjen Ulpiana.
Përballë banesës së tij ishte vendosur shtabi i ushtrisë serbe.
Ai për T7 tregon përjetimet e tij gjatë bombardimeve të NATO në vitin 1999.
“Kemi pas probleme…por i kemi tejkalu…”.
Në këtë banesë 70 metra katrorë kanë jetuar 19 persona dhe problemi më i madh për Muqollin ishte se si t’i ushqej ata.
“Pritnim në radhë me ble bukë”.
Megjithatë Muqolli tregon se asnjëherë nuk e humbi shpresën që liria një ditë do të vij për shkak të UCK-së e shteteve mike.
E për t’i falënderuar këta të fundit, Shefkiu dhe shumë qytetarë u mblodhën në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
Në mesin e tyre është edhe Agim Beqiri, i cili kohën e luftës e kishte kaluar në banesën e tij në Prishtinë.
Këtë të mërkure bëhen njëzet vjet nga hyrja e trupave të NATO në Kosovë, e cila shënon edhe çlirimin e vendit.