×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët: Higjiena në tregun e kurbanëve jashtë çdo standardi

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 19:41

    Mëngjesin e së dielës, besimtarë myslimanë u mblodhën në tregun e kafshëve, për ta përfunduar obligimin e Kurban Bajramit.


    Për të përmbushur traditën e tyre fetare, besimtarët zgjodhën tregun e kafshëve në Prishtinë, si vendin kryesor për të blerë kurban.

    Qytetarë të mbledhur në këtë treg, ndajnë mendime të ndryshme për zgjedhjet dhe kushtet që ky i fundit ofron.

    Ndërsa, për shumë qytetarë, cilësia e kurbaneve që ofron ky treg nuk është e kënaqshme dhe se shumë tregtarë po mashtrojnë qytetarët për prejardhjen e këtyre kurbaneve.

    Por, për shitësit të cilët në këtë treg dalin njëherë në vit, thonë se kjo po ndodh për fajin e dikujt tjetër.

    Përveç mundësive të ofruara për blerjen e kafshëve të ndryshme, në këtë treg bëhet edhe therja e kurbaneve të blerë.

    E për thertoren brenda tregut, flasin vetë qytetarët, sipas të cilëve, kushtet e therjes dhe shërbimet e ofruara brenda saj, lënë shumë për të dëshiruar.

    Ndërkaq, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Kosovës, ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve që kurbanet e prerë të jenë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

    Dhe, veç kësaj, ftoi ata që këtë veprimtari ta kryejnë vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia, raporton KTV.

    Mirëpo, përkundër kërkesës së tyre, edhe këtë vit, therjet e kurbaneve nëpër vende joadekuate e johigjienike vazhdojnë të ndodhin në masë të madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!