Banorët e disa lagjeve në kryeqytet janë përballur me reduktime të shumta të energjisë elektrike.
Saktësisht, banorët e lagjeve në Prishtinë kanë rreth 20 orë pa rrymë, shkruan Reporteri.net.
E lidhur me këto reduktime kanë reaguar edhe udhëheqësit politikë, duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili premtoi se shumë shpejt do të rikthehet rryma.
Por qytetarët po kërkojnë nga KEDS-i që të anulohen faturat e gjysmës së Prishtinës këtë muaj, si dëmshpërblim për keqtrajtimin, mospërgjegjshmërinë dhe stresin e shkaktuar.
Në faqen e cila është nën administrimin e qytetarëve dhe ku raportohen të gjitha parregullsitë në kryeqytet në rrjetin social Facebook, “Vrojtuesit e lagjes”, thuhet se shumë familje janë maltretuar, keqtrajtuar e kanë pësuar dëme në pajisjet shtëpiake si pasojë e mungesës së rrymës.
Ndër lagjet të cilat kanë mbetur pa rrymë përfshijnë Kodrën e Diellit, Matiçani, Mati 1,2,3,4, si dhe Taslixhja.
Postimi i plotë tek Vrojtuesit e lagjes:
KEDS duhet te anuloje faturat e gjysmes se Prishtines kete muaj, si demshperblim per keqtrajtimin, mos pergjegjshmerise dhe stresin sot. Shume familje pa qasje ne ngrohje qendrore, sot jane malltretuar, shume pajisje shtepiake jane demtuar, shume biznese jane goditur.
KEDS, kur ti kerkoni pagesat e faturave ne minuta, ju takon te merrni pergjegjesi.
/Reporteri.net