×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët që kanë pasur të vaksinohen sot, do t’i marrin vaksinat të mërkurën

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 7:22

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se qytetarët që kanë pasur vaksinimin për sot, në Ditën e Kurban Bajramit, vaksinën mund ta marrin të mërkurën, më 21 korrik.


    MSH njofton se terminet e vaksinimit do të jenë të njëjta.

    Lexoni të plotë njoftimin:

    Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim për me datë 20.07.2021, vaksinat do t’i marrin të mërkurën, me datë 21.07.2021.

    Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.

    Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para.

    Në të njëjtën kohë, MSh u ban thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!