×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët rrezikojnë shëndetin duke pritur në radhë te Qendra e Regjistrimit Civil

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 12:11

    141 raste me coronavirus janë konfirmuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.


    Megjithatë, përkundër situatës alarmante qytetarët po vazhdojnë të grumbullohen. Një rast i tillë është vërejtur edhe sot para Qendrës së Regjistrimit Civil, shkruan Reporteri.

    Aty janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, duke mos respektuar distancën sociale, përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të profesionistëve mjekësorë.

    Megjithatë, disa prej tyre shihen të kenë maska, për çka Instituti i Shëndetësisë Publike tha se duhet të jenë obligative.

    Kujtojmë se në Kosovë aktualisht janë 1756 raste me Coroanvirus, 968  të shëruar dhe 34 të vdekur. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!